top of page

Motive vjeshte: meditim shpirtëror

Updated: Aug 12

Vjeshta e mesme njihet për rënien e gjetheve nga drunjë të llojllojshëm. Kënaqesh duke pa larmizë ngjyrash dhe forma gjethesh. Do i gjen në tokë. Do nëpër degë. Do gjysmë të varura. Do si në fluturimth. Hapësirat përreth këtyre pemëve me mori fijesh gjelbëruese mbulohen prej gjetheve që garojnë se cila ku do zë vend dhe cila do fle e para. Ndiqen si me qenë çifte-çifte!


Vjeshta
Ngjyra e vjeshtës

Ku t’i gjesh piktorët dhe fotografët e kësaj bote për ta pikësuar artin dehës nga joshjet e mbërthyeshme të fuqisë së natyrës?

E Jezusi tha se as Solomoni me gjithë urtësinë dhe pasurinë e tij nuk ka ditur të vishet sikurse njëra nga lulet e barit!

Gjethet. Ngjyrat. Vallet e tyre. Rëniet e tyre të lira e fluturuese. Sheh një pemë ose lis tani pa gjethe ose me fare pak nëpër rrema. Humbin hijeshinë dhe lavdinë stinore. Humbin kurorat dhe zbresin në shëmti shpejt.


Sa bukur do ishte sikur edhe njeriut t’i bienin për tokë tërë veset e tij, tërë mburrjet e kota, tërë krekosjet, smirat, inatet, tarafet pse jo edhe fytyrat e vrenjtura, koprracitë, marrëzitë, mashtrimet, kotësitë, brengat e tinëzitë aq sa zgjat madje një stinë.


O Zot, ashtu siç bien këto gjethe sikur të kishin rënë poshtë edhe mosfaljet nga zemrat e tyre, bashkë edhe me kokëfortësitë. Po lutem që edhe borxhet që i kanë njëri-tjetrit pse jo edhe bankave rënçin poshtë e pafshin me sytë e tyre dhe zemrat e tyre, pas dimrit të acartë, bulimin pranveror!


Po dëgjoj zërin e Krishtit që thotë “ejani o ju të gjithë të lodhur e të munduar se unë do t’u japë çlodhjen dhe paqen time”.

Unë kam pa një bimë parazitore që verë e dimër ka të njëjta gjethe. Gjithë drunjtë tjerë lirohen nga gjethnajat apo mburrimet e tyre, por jo kjo bima gjarpëroshe parazitore.


O njeri: mos bie ti për tokë por bë që gjethet e tua të bien e frytat të shihen e ti të mbetesh njeri.

Njeri i lirë.

Njeri i hapur.

Njeri me stinë të re.

Njeri që nisë risinë e jetës!


Comments


bottom of page