top of page

Rrënjët tona

Updated: May 9

ree

Sa shumë mund të marrim mësime nga natyra sidomos bota e gjallë. E shihni këtë fije bari, e nxora këtë mëngjes nga kopshti i kishës i cili kishte dalë pak mbi dhe pranë luleve të mbjella.

E nxora ngdalë dhe mbeta i habitur. Është 37 cm i gjatë, dhe vetëm 1 cm. ishte mbi tokë dhe krejt pjesa tjetër prej 36 cm nën tokë. Një fije bari me rrënjë të thella!


  • Sa thellë janë rrënjët tona?

  • Sa thellë është shpresa jonë, karakteri ynë, durimi ynë?

  • Sa jemi të thellë në njohuritë tona?

  • Sa shumë investojmë në themelet tona?

  • Cila është strategjia e suksesit që ke ndërtuar?

  • Frytet tua sa gjatë ke dëshirë që të jenë të qëndrueshme?


Apostull Pali shkroi para 2000 vitesh “ecni në Krishtin duke pasur rrënjë duke u ndërtuar në të e duke u forcuar në besim” (Kol.2:7)

Comments


bottom of page