Rreth nesh
Kush jemi, çfarë bëjmë, si shërbejmë?
VIZIONI YNË
Arritja e të humburve për Krishtin: përmes kishëmbjelljeve duke i bërë komunitete të vetëqëndrueshme, përmes arsimimit dhe shumëfishimit të udhëheqësve të pjekur dhe përmes rrjetëzimit kompleks nga Prishtina e tutje.
MISIONI YNË
Shpallja e ungjillit (kerigma), themelimi i kishave në Udhën e Krishtit dhe të Apostujve të Tij (didakeja), rendi shtëpiak i familjeve (haustafel), dërgimi, arsimimi teologjik dhe zhvillimi i teologjisë në kulturë duke u përfshirë në vepra të mira dhe mirëqenie të komunitetit.
VLERAT TONA
Jemi rrjet ungjillor i lirë, jodenominacional por në ndërvarësi me kishat tjera në Kosovë dhe më tej. Teologjia e Rrjetit të Kishave Ungjillore "Dardania" është teologjia biblike. Rrjeti nuk është një organizatë ose denominacion i krishterë por një kohortë e tipit Palian (sodalitet, modalitet, ndërmarrësi) për zgjerimin dhe shumëzimin e kishave ungjillore dhe të udhëheqjes lokale dhe globale.
Rrjeti i Kishave Ungjillore "Dardania" u formua më 2016, në Prishtinë, nga kishat e themeluara prej Kishës Protestante "Bashkësia Ungjillore e Mesisë", me qëllimin që të jetë një trupë misionuese për kishëmbjellje brenda vendit dhe diasporë.

Dr. Femi Cakolli
Pastor në Kishën Protestante "Bashkësia Ungjillore e Mesisë" - Prishtinë

Besim Kryeziu
Pastor në Kishën Protestante "Bashkësia Ungjillore e Besëlidhjes" - Prizren

Dr. Hilki Berisha
Pastor në Kishën Protestante të Anamoravës - Gjilan


Shërbenjësia dhe filozofia
-
Kreu i kishave tona është Krishti. Bibla është autoriteti dhe zbulesa finale e Perëndisë. Parimorja e kishave tona është dokumenti që rregullon disa çështje praktike dhe teologjike të kishave.
-
Jemi rrjet strategjik sipas burimeve, vizionit, rrjetëzimit, filozofisë dhe arsimimit teologjik.
-
Duam të mbesim rrjet vibrant e komunitar dhe një lëvizje kerigmatike e didakeje me pjesëmarrje lokale dhe fokus global sipas një përhapjeje të vetëvetishme.
Mënyra jonë e të mësuarit
Në rrjetin tonë ne i përshtasim tri paradigma për të mësuar dhe edukuar:
-
Diskutime sokratike
-
Katër hapëshi
-
Procesi afatgjatë i të mësuarit
4 Hapëshi
Kjo qasje siguron që dishepujt të kenë një kuptim të plotë të materialit përmes një procesi të organizuar. Është një metodë e strukturuar që përfshinë katër faza kryesore:
-
Kupto drejt!
-
Mendo drejt!
-
Vepro drejt!
-
Ndjehu drejt!
Diskutimet Sokratike
Metoda mësimore që përfshin dialogun e hapur dhe pyetjet kritike për të nxitur mendimin e thellë dhe reflektimin. Kjo paradigmë synon të zhvillojë aftësitë analitike dhe të menduarit kritik të pjesëmarrësve përmes një procesi të vazhdueshëm të pyetjeve dhe përgjigjeve, për të arritur te flaka e intelegjencës.
Nga Nxënës në Mjeshtër
Fokusohet në zhvillimin e aftësive dhe njohurive përmes një procesi të mentorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Nxënësit fillojnë si çirakë dhe përmes udhëzimeve dhe mbështetjes së mjeshtërve përparojnë drejt zotërimit të mjeshtërisë. Vlerësimi cilësor siguron që çdo hap i zhvillimit të jetë i dokumentuar dhe i vlerësuar për të garantuar përvetësimin e aftësive.
