
Akademia Teologjike
Akademia Shqiptare e Udhëheqjes për Themelimin e Kishave
Arsimimi Teologjik me Bazë Kishën (ATBK)
Filozofia e Udhës së Krishtit dhe Apostujve të Tij
Mbështet traditën parësore Biblike
EDUKOJMË LIDERËT E SË ARDHMES

Diplomë Universitare
Programe të akredituara
Kurse të veçanta studimi
Mësimdhënës nga mbarë bota

REGJISTRIMET ONLINE JANË HAPUR
CMin është një Certifikatë e Shërbenjësisë mes Bachelor dhe Master e Akredituar në Nivel Universitar. Kurrikula dy vjeçare ju siguron 23 kredite dhe ju aftëson me 31 kompetenca.
MMin është Diplomë e Shërbenjësisë Master e Akredituar në Nivel Universitar. Në këtë program grumbullohen 42 kredite dhe fitohen 48 kompetenca.
DMin është Diplomë e Shërbenjësisë Doktorate e Akredituar në Nivel Universitar e cila zgjatë 4 vjet dhe siguron 60 kredite si dhe ju pajisë me 39 kompetenca.
BILD International
Akademia Shqiptare e Udhëheqjes për Themelimin e Kishave në partneritet me BILD International dhe Shkollën e Antiokisë kanë një arsimim joformal të njohur nga agjencia amerikane DEAC.

Belkize
Akademia Teologjike më ka ofruar mundësi studimi pa u larguar nga familja ime, nga kisha dhe shërbesa ime

Denida
Edukimi përmes diskutimeve sokratike, leximeve teologjike, mentorimit dhe ndarjes së përvojave nuk është vetëm përgatitje për jetë por është jetë e re që lulëzon brenda nesh.

Eneida
Jam shumë e lumtur për mundësinë. E rekomandoj për të gjithë të studiojnë në Akademi, pasi do t'ju ndihmojë në rritjen frymërore, zhvillimin e karakterit dhe njohurive.

Blendona
Tash edhe leximin e Biblës e bëj ndryshe, duke eksploruar depozitën dhe tërë këshillën e Zotit që e ka në dispozicionin tonë për themelimin tonë individual, familjar dhe të kishave.
Kohorta Drejtuese
Kohorta (ekipi) drejtuese është e përkushtuar ndaj një kulture bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të krishtera. Ne besojmë në fuqinë e arsimimit për të transformuar jetët dhe për të ndihmuar studentët të zhvillojnë kompetencat, karakterin dhe aftësitë e nevojshme për të ndjekur “Udhën e Krishtit dhe Apostujve të Tij”. Filozofia jonë e punës bazohet në përkushtimin ndaj ekselencës akademike dhe udhëheqjes me shembull.

Pastor / Drejtor i Akademisë Shqiptare të Udhëheqjes
Steve Galegor
Kishëmbjellës dhe mësues i Biblës. Është udhëheqësi i Rrjetit Shqiptar "Udha". Pjesë e lidershipit BILD International

Pastor / Drejtues i Rrjetit Shqiptar "Udha"
Holger Dashi
Pastor në Kishën Ungjillore të Korçës. Përkthyes dhe redaktor i një mori librash dhe manualeve arsimore. Doktorant pranë Antioch School në Ames të Iowa.

Pastor / Udhëheqës i Rrjetit të Kishave "Dardania"
Femi Cakolli
Cakolli është një studiues mësimdhënës dhe kishëmbjellës. Ka PHD në letërsi nga Universiteti i Prishtinës dhe është doktorant në Antioch School të Iowa.
Është botues dhe merr pjesë nëpër debate publike. Drejtues i Rrjetit të Kishave “Dardania”.

Pastor / Mësimdhënës në Antioch School
Hilki Berisha
Pastor dhe mjek. Drejtor i Institutit Ballkanik për Mision. Mësimdhënës në Institutin Ndërkombëtar Haggai dhe doktorant pranë Antioch School të Iowa. Tezë master te Mission Muslim World University. Drejtues i Rrjetit të Kishave "Dardania".

Drejtues i Akademisë Shqiptare të Udhëheqjes për Themelimin e Kishave
Genis Murtezai
Ka pastorue kishë në Tiranë. Ka mbaruar studimet teologjike nivel masteri në Tiranë. Doktorant pranë Antioch School në Ames. Drejtues i Akademisë Shqiptare të Udhëheqjes për Themelimin e Kishave në nivel të kishave në Tiranë.

Pastor / Përkthyes dhe redaktor botimeve teologjike
Besim Kryeziu
Pastor i Kishës në Prizren dhe mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Përkthyes dhe redaktor i disa botimeve teologjike. Doktorant pranë Antioch School në Ames të Iowa. Drejtues i Rrjetit të Kishave "Dardania".
Pyetjet e Shpeshta

Programi akademik mbështetet nga
BILD International
