top of page

AGJËRIM APO FESTIM?

  • Writer: Femi Cakolli
    Femi Cakolli
  • Mar 29
  • 4 min read

Updated: Aug 12


Shprehje figurative e agjërimit
Agjërimi - shprehje figurative

Agjërimi në botë ka prani më herët sesa te judaizmi i cili nis në shek. 14, kështu thuhet se paku në historinë e tij, ta zëmë nis te hinduizmi në shek. 15, por gjejmë dëshmi se agjërimi përpos te fetë monoteiste gjindej edhe te ilirët, helenët, romakët, egjiptasit, gjermanikët etj.


Thelbi i agjërimeve në cilindo besim, fe apo praktikë është:
  1. Privimi nga të pirit dhe të ngrënit e pjesshëm ose të përgjithshëm kryesisht për klasën klerikale (murgjit, priftërinj, drejtues tjerë) për qëllime afrimi me hyjnitë. Agjërimi, përpos në islam, nuk ështl obligim për gjithë popullin. Zoti në Bibël vetëm në disa raste urdhëroi që të kishte një agjërim për disa ditë nga i tërë populli, sidomos pas një jete të gjatë paudhësie. Në kohën e profetit Jona agjëroi për tre ditë tërë populli pagan i Ninivesë (Mosuli i sotëm) duke përfshirë edhe kafshët.

  2. Heqja dorë nga disa ushqime për qëllime kontrolli të trupit që shpirtërorja të rritet e të dominojë truporen, pra kjo ishte për vetëdisiplinim shpirtëror. Kjo ishte praktikë veçanërisht te egjiptasit, romakët, helenët etj. Prandaj asgjë nuk është e re kur sot dëgjohet kaq shpesh motivimi agjërues për arsye shëndetësore ose edhe kulturore (krejt po bajnë kështu). Tërë viti është i lirë me agjërue ose me ba dietë për këto qëllime.

  3. Pendesë, ngritje shpirtërore dhe vepra tjera besimi të shtyrë e vendosur nga baza individuale. Kjo praktikë gjendet plotësisht në krishterimin biblik por jo në krishterimin kishtar e institucional. Jezusi tha “KUR të agjëroni…”, vëreni fjalë KUR, e pastaj tha që askush mos ta dijë se po agjëroni, lajini faqet, punoni, sillluni normal, mos u bëni si hipokritët që shtiren për përfitime bekimesh në qiell e përfitime publike e fame në tokë (Mat. 6). Prandaj vetëm të krishterët protestantë e kuptojnë dhe e zbatojnë agjërimin me baza individuale dhe diskrete. Rrnoftë reformacioni (një parollë; sic). Unë kur agjëroj asnjë person nuk do ta dijë, ndryshe bëhet mall marketingu dhe devotshmërie e rreme duke justifikuar gjoja perëndishmërinë time. Ramazani nuk të bënë njeri më të mirë dhe nuk të kualifikon se ke shlyer obligimet tjera njerëzore e fetare. Feja nuk shpëton!

    Në asnjë nga religjionet dhe besimet agjërimi ose mosngrënia, përpos në islam, nuk është normativizuar në shkallë publike, dhe për çdo vit rregullisht, madje me ndëshkime e obligime nëse huqet një ditë. Obligim qiellit nuk i kemi tjetër pos pendesës dhe ta duam tjetrin si vetën. Bile një hoxhë tha këto ditë: nëse nuk flet me familjarët e tu mos agjëro kot! Të lumtë aga hoxhë! Fjalë me vend!


Në asnjë nga religjionet tjera përpos në islam nuk është që ditën agjëron e natën hanë e feston! Hebrenjtë kanë agjërime të obliguara por janë vetëm për 24 orë ose tre ditë pa ngranë e pa pirë. Katolikët dhe ortodoksët kanë kreshmët që për gjashtë javë agjërojnë vetëm nga disa lloje ushqimesh dhe pijesh.

Si agjëruan disa figura biblike në Dhiatën e Vjetër:
  1. Mojsiu: 40 ditë e 40 net pa ngranë e pa pi asgjë!

  2. Davidi: 7 ditë e net pa ngranë e pi.

  3. Elija (shek. 8 para Krishtit): 40 ditë e net pa ngranë e pa pi

  4. Ninevasit: u veshën me thasë dhe u mbuluan me hi për tre ditë e net pa ngranë e pa pi, madje i detyruan edhe kafshët.

  5. Estera: 3 ditë e net pa ushqime e pije.

  6. Danieli: një herë 21 ditë e net; hera tjetër 3 ditë e net pa asgjë në gojë.


Tash disa raste në Dhiatën e Re:
  1. Jezusi: për 40 ditë e 40 net pa ngranë e pa pi.

  2. Profetesha Ana: ajo ishte shpesh në agjërime sa nuk numëroheshin.

  3. Dishepujt e Jezusit: agjëruan

  4. Kisha e Antiokisë: para një vendimi agjëroi disa ditë e net.

  5. Barnaba: agjëroi

  6. Pali: agjëroi shpesh, një herë 14 ditë e 14 net pa asgjë në gojë; tri ditë e tri net pa ngranë e pi, shpeshherë.


Përfundim

Jo veç te myslimanët por kudo tjetër në botë agjërimet tash po ndryshojnë:

- ma shumë ka festime sesa agjërime (shihi në cilindo restaurant të Kosovës janë plot e përplot iftare si në gara dhe ma kush nuk thirrë nëpër familje e ska modesti e kujtim për skamnorë; shihi nëpër sheshe komunat duke shtrue iftare; shihi deri para mëngjesit rrijnë zgjuar; shihi sa herët ikin nga vendet e punës; shihi sa janë produktivë në punë; shihi shkollat e universitet sa mbajnë mësime etj.)

- po agjërohet ma shumë për shëndet sesa përdëllim e pendesë!

- ma shumë për rituale e ceremoni sesa kërkim faljeje e me zemër.

- ma shumë për trup sesa shpirt

- ma shumë për status sesa intimitet

- ma shumë me u pa sesa me pa!

- tash edhe në Kosovë ma shumë për agjërim flasin mjekët e laikët sesa imamët

- tash në Kosovë e Shqipëri garojnë politikanët (kryeministra, presidentë, ministra)e biznesmenët për sevape e prestigje vjetore se kush ma shumë shtron iftare në sheshe e hotele e nga ana tjetër shteti thonë është laik me kushtetutë. Hajgare bre, çerkuza!


E krejt në fund agjëruesit janë të bindur se përpos që janë kënaq duke hangër e pi ma shumë sesa në cilëndo kohë tjetër të vitit ata binden se kanë fituar edhe bekime e sevape të pallogaritshme edhe në qiell. Rrnoftë barku!
Rrnoftëëëëë! Rrnoftë mas(h)-Trimi! Rrnoftëëëëë!!! Rrnoftë religjioni për cektësira morale, shpirtërore, biznesore e politike. Rroftë!

Më vjen mirë që edhe disa imamë po kritikojnë agjërimet me dominime festimi.

Bekimi i vetëm qiellor dhe i sigurt është me anë të besimit personal me gjithë zemër kur ftohet Krishti në jetën tonë, krejt tjerat janë veç religjione, rituale, ceremoni dhe veprimtari mishërore e mashtrime!

Comments


bottom of page