top of page

Fryma e Jezebelës dhe regjistrimi i të keqes

  • Writer: Femi Cakolli
    Femi Cakolli
  • Sep 18, 2024
  • 3 min read

Updated: May 9

Mësime nga Bibla

Kjo ishte gruaja e mbretit Ashab ne Izrael ne shek. VIII para Krishtit dhe shkruhet për të te 1 Mbr.21 :7-1 6 e që është edhe pasazhi qe po e sjelle nga Bibla si foto.


Jezusi kur i qortoi 7 kishat e Azisë se Vogël, njërës prej tyre, kishës se Thartirës, i tha se ke fryme te Jezebelës duke e lejuar se mësuari gjera imorale (Zbulesa 2:18-27) brenda kishës.

PO çfarë fryme kishte kjo grua? Lexojmë njëherë këtë pasazh nga Dhiata e Vjetër dhe i shohim këto karakteristika te saj:


  • lakmonte dhe përvetësonte pronat e tjerëve (1 Mbr.21 :7).

  • shkruante Ietra te shumta dhe u dërgonte parise dhe pleqve (vargu i tete) - Ietrat ne fakt ishin te rreme sepse i shkruante dhe i vuloste fshehtas autoritetit Iegjitim, pra te mbretit (v. i tete).

  • Jezebela ne këto Ietra po shpallte diçka shume te përshpirtshme siç është agjërimi por ishte manipulim pasi motivi ishte eliminimi i tjetrit dhe marrja e pronës (v. 9).

  • sajoi planin që ta diskreditonte pronarin Iegjitim te vreshtit, pra Nabothin, publikisht duke u gjetur dy persona te poshtër qe te dëshmojnë kundër tij (v. 10).

  • u sajua akuza prej saj kundër pronarit Iegjitim "ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin", dhe kjo akuze siç shihet është shume e ndjeshme, shume e prekshme, e Iehtë për ta besuar, e vështirë për ta verifikuar. Pra ky ishte plani diskreditues ne publik për t'i marre Nabothit të drejtën jo vetëm te pronës por edhe te jetës (v. 10).

  • pas diskreditimit publik e që ishte organizim gjyqi, pason plani për vrasjen e Nabothit dhe kjo ndodhi (v. 10).

  • tere ky plan po realizohet dhe njerëzit e paria e qytetit iu bashkuan dhe miratuan këtë plan morbid, pra sa Iehtë manipulohen masat dhe udhëheqësit vartës, dhe këtu shohim fuqinë dhe ndikimin e Ietrave dhe udhëzimeve te vazhdueshme te Jezebeles (v. 1 1).

  • aplikohet agjërimi nga paria për tere popullin por ky agjërim nuk kishte asgjë të bënte me Zotin as pendimin as mëkatet e vendit apo te tyre personale por ishte "përshpirtshmëri" e tërhequr për eliminimin e një personi të vetëm pse ai nuk i shiti vreshtin e tij mbretit dhe tash gruaja e mbretit hakmerret përmes këtyre planeve (v. 1 2)

  • tash dalin dy të poshtrit në publik qe dëshmojnë rrejshëm para popullit duke akuzuar gjoja si dëshmitarë " Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin" (v. 13).

  • si rezultat i tërë kësaj skeme dhe frymës se Jezebeles Nabothi vritet me gurë jashtë qytetit (v. 13).

  • vritet pronari i ligjshëm, vritet i pafajshmi për ambiciet e sëmura te Jezebeles dhe vreshtin ia dhuron burrit te saj, mbretit te Izraelit (v. 1 5), pra kemi këtu gjoja dhurate e mirësi te Jezebeles ndaj burrit te saj por rrënjët ishin ne vrasje e gjak e komplot.

  • dorëzimi i pronës nga Jezebela po behet me rrena duke thënë se pronari që nuk deshi ta shiste pronën nuk jeton me, ka vdekur, e ne fakt ishte eliminuar me skenarë te kulluara, komplot, si kurdisje (v. 1 5).



Kjo është vetëm njëra ane e shfaqjes se frymës se kush ishte Jezebela, por dihet se ajo ishte përfshire ne vrasjen e profetëve e anën e kundërt veten e mbante profetësh, ishte përfshirë ne kurvëri, ishte përfshirë ne adhurim te idhujve. Ajo pra vriste njerëzit e Zotit siç ishin profetët për t'u thënë të tjerëve se ajo është profetja. Kjo ishte pune dhe skeme pushteti do te thoshit ju, mirëpo Krishti para 2000 vitesh kishte qortuar pikërisht kishën e Tiatires sepse ishte përfshirë ne praktikat, mësimet dhe frymën e Jezebeles.


A ka vdekur kjo fryme? Sigurisht se jo? A mund te gjendet mes nesh? Po!


Kjo tregon po ashtu se si zbatohet drejtësia ne nje vend prandaj jemi si jemi si shoqëri.


Tregon se kur te fortit e marrin drejtësinë se çka ndodh!


Tregon se shpeshherë edhe kisha mund te bëj me poshtë standardit te botes.


Tregon se kur mbreti ka lakmi çka behet. Tregon sa lehte mund te manipulohen filtrat ose strukturat vendimmarrëse dhe personat me ndikim qe duhet te mirëmbajnë drejtësinë dhe shenjtërinë si ne rastin e parise, pleqve, njerëzve se për tu gjetur dy te poshtër është kollaj kurdo.


Ne fund tere kjo tregon se e keqja do te regjistrohet dhe do t'i shpërfaqet e njihet nje dite tere botes qe ta kuptojnë fuqinë e ambicies se sëmure.


Ne zakonisht themi harroje te keqen, po duhet, por sipas perspektives biblike ajo regjistrohet sepse duam ta njohim te vërtetën dhe te mësojmë edhe nga e keqja.

Comments


bottom of page