Pushteti mbi gjuhën tënde
- Florian Alidemaj
- May 19
- 3 min read

Pushtet mbi gjuhën tënde - Gjuha në Bibël krahasohet me një brisk të mprehur (Psalmi 52:2-9) dhe nuk është e lehtë për t’u kontrolluar (Jakobi 3:6-8). Mund të derdhë bekime dhe mallkime, dhe kontrollimi i saj është një shenjë e pjekurisë shpirtërore (Fjalët e Urta 12:18). Diskutoni me adoleshentët tuaj se si fuqia e fjalëve përfshin jo vetëm atë që thuhet, por edhe atë që dërgohet me mesazhe, postohet dhe ndahet në mediat sociale.
PJESA KYÇE:
Jakobit 3:6-12
Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fëlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena.
Sepse çdo lloj bishash, shpendësh, zvarranikësh e kafshësh të detit mund të zbuten dhe janë zbutur nga natyra njerëzore, kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s'mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.
Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu. Mos vallë burimi nxjerr nga e njëjta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur? A mundet të prodhojë fiku ullinj, ose hardhia fiq? Kështu asnjë burim nuk mund të japë
ujë të kripur dhe të ëmbël.
PASAZHE MBËSHTETËSE:
Psalmet 52:2-9
Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh. Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela) Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare. Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)
Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:
Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij;. Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë. Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.
Fjalët e Urta 12:18
Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.
Kolosianëve 3:8
Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
Në popullin tonë shpeshherë përdoret një shprehje: Fjala vret më shumë se plumbi.
Kur isha i vogël unë nuk e kuptoja dot këtë, si mundet një fjalë me e lëndue dikë më shumë se plumbi. Isha delikuent si fëmijë i moshës 5-10 vjeçare. Sa herë që futesha telasheve në shkollë apo lagje ishte për shkak të disa fjalëve. Fillonte gjithmonë me fyerje e sharje dhe përfundonte me përleshje fizike me fëmijët e tjerë. Vërejta se fjalët lëndonin më shumë se goditjet fizike. Fjalët dekurajonin, fjalët rrënonin shoqëri, fjalët shkaktonin telashe nga më të ndryshmet. Fillova ta kuptoja se gjuha me të vërtetë vret e rrënon. Gjuha ka shkaktuar konflikte e luftëra nga më të këqijat. Ndërsa me bindje e them se si besimtarë në Krishtin, trupi ynë është bërë tempull për Frymën e Shenjtë. Në atë trup ku është Fryma e Tij, nuk duhet të dalin fjalë rrënuese; jo fjalë mallkuese, dhe jo fjalë hidhërimi; por fjalë bekimi, fjalë ndërtuese e fjalë lavdëruese.
Le ta përdorim gjuhën tonë në një mënyrë të perëndishme:
- Për të ndërtuar… jo për të shembur.
- Për të bekuar… jo për vjedullën.
- Të lavdërosh… jo të hidhesh me tërbim. *
* Ehman, Karen - The Power of Our Words (Article
words
Comments