Meditim: Brenga dhe lutja
- Feb 6
- 1 min read
Updated: May 9
Meditim për sot
“Nëse një brengë është shumë e vogël për t'u kthyer në lutje, ajo është shumë e vogël për t'u bërë barrë”.
Kjo lart thuhet se është një thënie e Kori Ten Boom, hebreje holandeze, përjetuese e holokaustit, autore e disa librave edhe në shqip, të përkthyera.
Mësojmë nga thënia:
kjo tregon që kur ndeshemi në probleme të vogla ato duhet të mbesin aq të vogla sa ska pse edhe të kthehen e të bëhen lutje.
tregon se duhet t’i masim realisht gjërat e jo të bëhemi paniçarë, alarmues siç thuhet në popull “mizën e ban bullë”.
kjo na thotë se duhet të kemi aq besim e kulturë marrëdhënjësore që e vogla mbetet e vogël dhe nuk sillet si fakt e kundërargument dikur.
kjo na tregon që karakteri ynë bëhet “presnjak” (i pacipë) duke toleruar që brenga e vogël të bëhet barrë ama ende ne nuk lejojmë që të kthehet në lutje por e mbajmë barrë dhe e rrisim pastaj me kalimin e kohës.

Comments