Kush janë autorët e ungjijve?
- Femi Cakolli
- Feb 17
- 1 min read
Updated: May 9
Kjo pyetje shtrohet jo aq më nga skeptikët sa nga sulmuesit e krishterimit sidomos disa polemistë iracionalë islam duke mohuar e përçudnuar se gjoja ungjijtë nuk janë autentikë dhe as që dihet kush janë autorët që i shkruan dhe se autorët janë fiktivë dhe emrat e tyre janë vendosur pas vitit 325, na përrallasin këta.

Duke lënë anash dëshmitë e Dhiatës të Re le të shohim burimin me të vjetër që garanton për autorësinë e ungjijve.
Është Shën Irineu i cili u lind në Smirnë të Azisë së Vogël më 140, i njohur si peshkopi i Lionit, dhe në veprën e tij të njohur “Kundër herezive” më 180 shkroi gjerë e gjatë për katër ungjijtë.
Ai shkroi:
Mateu ishte apostull i Jezusit, Marku ishte dishepull i Pjetrit, Luka u bazua në dëshmitarët okularë dhe Palin, e ungjilli i Gjonit u shkrua nga Gjoni apostull i Jezusit.
Irineu ishte dishepull i Polikarpit, e Polikarpi ishte nxënës i Gjonit.
Kaq sa për burimin më të vjetër që dëshmon autorësinë.




Comments