Prindër, mos i provokoni fëmijët e juaj për zemërim!
- Sep 19, 2024
- 1 min read
Updated: May 9
Reflektim i sotëm nga pasazhi Ef. 6:4
Kështu u shkroi apostull Pali te krishterëve te Efesit. Ai shtoi se disiplinimi dhe këshillimi duhen bërë në Zotin.
Prindërimi i fëmijëve është shembulli tipik, i prekshëm dhe i matshëm i integritetit te secilit baba e nënë. Këto do të ishin disa parime të perëndishme si t'i mësojmë fëmijët tanë:

Mbani premtime ose kujdes me premtimet
Respekto mendimet e tjerëve në prani të fëmijëve dhe kështu respekto edhe mendimet e fëmijëve ne mënyre që edhe këta të mësojnë njësoj.
Respekto sofrën dhe jini mirënjohës.
Kini vëmendjen se fëmijët vëzhgojnë çdo gjë që bëjmë, si e bëjmë, çka flasim, çfarë preokupimesh kemi, çka po lexojmë, çka po shohim ne telefonat tanë, ne Çfarë vlerash mbahemi etj.
Ata na dëgjojnë e shohin edhe kur bëhen sikur po luajnë, sikur po shohin televizor, sikur po mësojnë, sikur po flenë etj.
Mësoni fëmijët se paraja duhet te fitohet vetëm me nder dhe se duhet dhënë të tjerëve. I jepet Zotit, familjes dhe tjerëve përmes parimeve që Luteri thotë: kurse, shpenzo, jep.
Shfaqni kurdoherë butësinë, hirin e dashurinë e mirëbesimin dhe jo vetëm të kundërtat me njerëzit kudo.
Kujdes me tonet e fjalëve apo me bisedat qe duhet te ruhen.
Pranojini gabimet dhe kërkoni falje.
Respektojeni Çdo njeri pavarësisht se kush është dhe mos merr gjene e huaj.
Bëhu i besueshëm në cilëndo rast.
Rendit mire prioritet ne familjen tende: Zoti, familja, puna, kisha, hobi.
Mos ba krahasime me njerëz tjerë as për sukses e as për dështime.
Temperatura e familjes tuaj le të jetë ngrohtësi e mire dhe sa herë që vjen një problem zotohuni ta zgjidhni brenda 24 orëve.
Commentaires