top of page

Farat e zhgënjimit të bollshëm

Updated: May 9

Sipas një tregimi te një legjende një njëri kishte humbur shtegun e tij në një pyll të thellë e të dendur ne një lartësi dhe pas endjeve të tij të stërmunduara gjatë një nate ndërsa ai po bredhte nëpër këtë mal pau një qënie interesante dhe e pyeti:


Kush jeni ju?

Jam një demon, shërbëtor i Satanit!

Çka bën këtu tani? Pyeti njeriu i humbur. - Jam duke i mbledhur këtu disa fara të zhgënjimit të bollshëm!!!


I habitur njeriu e pyeti demonin - po Çka të duhen këto fara të zhgënjimit me tepricë? Do t'i shesësh? Do t'i hash ti apo çka?


Demoni iu përgjigj:

  • Jo, jo, këto fara do t'i mbjellë në zemrat e njerëzve sepse vetëm aty lëshojnë rrënjë menjëherë dhe shumë shpejt lulëzojnë si askund tjetër! S’kam nevojë as t'i ujis, as t'i mbrojë a shumëzojnë aty hiq!

  • Po këto fara të zhgënjimit ku nuk ke arritur t'i mbjellësh deri tani? - pyeti njeriu i rraskapitur dhe i humbur.


Demoni iu përgjigj: kurrë nuk kanë shti rrënjë a lulëzua vetëm në zemrën e personit mirënjohës dhe falënderues!


Ky tregim na kujton rreshtat nga Apostull Pali tek 1Sel. 5:1 8-21 :


"FALËNDERONI NË TË GJITHA SITUATAT SEPSE I TILLË ËSHTË VULLNETI I PERËNDISË NË KRISHTIN JEZUS PËR JU. MOS E SHUANI FRYMËN. MOS I PËRBUZNI PROFECITË. TË GJITHA I PROVONI, E TË MIRËN MBANI".

Comments


bottom of page