top of page

A duhet të fokusohemi fillimisht në vetveten?

  • May 6
  • 1 min read

Krishti nuk na mëson të fokusohemi fillimisht në vetveten, pasi si parim merret i mirëqenë që njeriu ta dojë veten, dhe këtë dashuri të natyrshme e përdor apo do të duhej ta përdorte si standard për dashurinë ndaj tjetrit (Levitiku 19:18; Mateu 22:39).

Foto e gjeneruar me AI. Silueta e një personi duke shikuar të tjerët përreth.
Foto e gjeneruar me AI. Silueta e një personi duke shikuar të tjerët përreth.

Psikologjia moderne e ka deformuar këtë fjalë e parim biblik duke thënë: “Nuk mund t’i duash të tjerët pa dashur veten më parë,” duke e vendosur dashurinë për veten si kusht, e jo si pasqyrë.


Ky deformim ka ardhur nga një përzierje e filozofive humaniste, psikologjisë sekulare dhe e kulturës narcisiste moderne në rritje. Efekti i kësaj është se njeriu me probleme nuk udhëhiqet më drejt pendimit, çlirimit, shërimit përmes marrëdhënies me Perëndinë, por drejt vetëjustifikimit dhe vetëpërqëndrimit!


Reflektime nga kursi për udhëheqës “Baritimi dhe këshillimi në Kishën e Hershme”, Jeff Reed.

Comments


bottom of page