top of page

Zot, Zot, përse më ke braktisur…

  • Jan 15
  • 2 min read

Updated: May 18


Këto ishin ndër fjalët e fundit që Krishti i tha para se jipte shpirtin e Tij në kryq.


Gjendem i zhytur në një dimension të errët ku e vërteta dhe gënjeshtra përballen sikur dy të huaj pa e njohur njëri-tjetrin.

Është kaq e errët saqë abstraktja dhe realiteti shpërfytyrohen e ngatërrohen deri atë pikë prej së cilës mbjellet e lulëzon një frymë e ligë poshtëruese e akuzuese.


foto ilustrative
Ilustrative

Ti je shumë i vogel!

Ti je i parëndësishëm!

Ti je i pavlerë!

Ti je i ligë në rrënjë!


Fryma e ligë vazhdon me poshtërimin e saj kur thotë: Më mirë të mos ekzistoje fare, shih dështimet e tua, shih padrejtësitë, shih sa i dobët e sa i përçmuar je. Hiq dorë dhe ik, vrapo, struku në një vend të vogël e të largët ku do të mund të gjesh prehje sepse këtu nuk ke vend…


Për një moment kjo ide më duket si një rrugëdalje, sikur një dritë në fund të tunelit. Filloj t’i besoj por prapë se prapë fryma e ligë nuk ndalet me poshtërimet e saj. Ashtu me thotë, ik ore i pavlerë, ik ore person të cilin nuk e do askush e që nuk ka kurrfarë vlere në kockat e tij.


Papritur ndjej një dhimbje të madhe në gjoks sikur shumë blloqe ndërtese të më hudhen sipër njëra pas tjetrës. Është peshë aq e rëndë saqë frymë nuk mund të marrë e lëre më të flas. Djersët më mbulojnë, zemra gati sa nuk pëlcet nga rrahjet e shpejta, trupi më përpëlitet e nuk gjej forcë as të thërras emrin e Zotit…


Dikur, nëpër lotët e mia këlthas: Zot, Zot, përse më ke braktisur…


Për një moment m’u kujtua Krishti në kryq. I gjakosur, i rrahur, i përçmuar, i pështyrë, i vuajtur gjer në skajet më të thella fizike dhe emocionale kur e thotë këtë gjë. Vuajtjet e mia janë një pikë uji në oqeanin e dhimbjeve të cilën e përjetoi Ai. Por Ai, Ai i Përlëvduari pranoi gjendjen e Tij gjer në fund për shkak të dashurisë së Tij për mua. Ai, Zoti, vdiq për mua pikërisht sepse unë kam vlerë për Të dhe jam i dashur për Të.


Kush jam unë të mendoj se nuk kam vlerë, kur Krishti dha jetën për shkak që unë kam vlerë e rëndësi për Të. Kush jam unë të them që jam i vogël kur vetë Zoti më thotë që Unë do të të lartësoj e do të të jap nga pasuria Ime. Kush jam unë të them se jam i ligë kur Krishti më ka drejtësuar…


Bekuar qoftë emri Yt Jezus sepse Ti dhe gjithçka nga vetja, duke bërë veprën Tënde aq të fuqishme saqë thyen muret e çdo gënjeshtreje dhe vendos çdo gjë abstrakte nën bindjen tënde. Ti mbretëron në çdo dimension…


Comments


bottom of page