Rritje në identitet e përmbajtësi në thellësi
- Femi Cakolli
- Sep 21, 2024
- 1 min read
Updated: May 9
Vërejeni këtë Iloj bari, që sot e nxora nga kopshti për bar të egër, dhe ajo që më habiti ishte gjatësia e trefishtë e rrënjëve krahasues me pjesën e trupit.
Pa rritjen në thellësi sigurisht se nuk do të këtë asnjë përparim e qëndrueshmëri. Pa thellësitë e moralit, karakterit, punëve, aftësive, mjeshtërisë, këmbënguljes, diturive, durimit, dashurisë, kulturës, shkencës, kërkimit, hulumtimit e të miqësisë si të jemi jetë ndryshues dhe civilizues.
Pa rritjet në thellësi si të qëndrojmë kur vjen era, stuhia, shtrëngata, armiku, sprova, lëkundjet, pezmi, sëmundja, vdekja, ndryshku, halli, vuajtja e zjarri.
Pa rritjet në thellësi si të zbulojmë pasuritë, si të hapim shtigje jete, si të kalojmë udhëkryqe?
Pa këto rritje modeluese si të shpërthejmë tutje kufizimeve, marrëzive, epsheve, mediokritetit, jetimësisë dhe shtegtisë tonë shqiptare?
Bibla na porositë që të jemi THELLË të rrënjosur në Krishtin dhe të RRITEMI në çdo gjë.
(Bibla është me gjatësi 23 cm.)



Comments