top of page

KONVERTIMET DHE SHEKULLI 21

  • Jan 3
  • 1 min read

Updated: May 7


Kisha

Këta muajt e fundit në studio të ndryshme televizive por edhe publikime tjera nga disa persona kundërshtues të organizatave dhe lëvizjeve kombëtare shqiptare po thuhet se “ohhh po shekulli 21 dhe të kërkoni me u konvertua e me marrë identitet të ri është anakronike dhe e papranueshme”.


A është e vërtetë kjo?


Jo, natyrisht!

Ja pse nuk eshte dhe ja pse këta zëra janë dyfytyrësh të mëdhenj:

Ta zëmë në Kinë para 30 vitesh ishin rreth 10 milionë të krishterë protestantë, dhe sot atje janë së paku 150 milionë të tillë, pra diku 11% e popullsisë.

Në Iran në vitin 1980 kishin mbetur vetëm rreth 3-5 mijë të krishterë dhe sot janë rreth 4 milionë. Pra është vendi i dytë në botë për kah rritja e protestantëve.

Afrika Veriore ka raportime se gjatë një dite të vetme kthehen nga islami në krishterim mbi 16 mijë veta.

Tash si bahet që kur shqiptarët vetëkristianizohen qenka demode se jemi në shek. 21, se mund të kemi përçarje, se ata që konvertohen nuk vlejnë gja, janë fundrrina etj.???

A janë këta të njëjtit njerëz kur Radovani bahet Ridvan, kur gjermankja e pranon islamin në filan xhami në Prishtinë qenka shumë në modë, qenka me shumë prestigj, nder e lavdi.

A janë po këta njerëz që na thonë se krejt Europa asht duke u ba myslimane. Pra kur ata të krishterë bahen myslimanë nuk kshyret çfarë shekulli është e as a shkaktohet përçarje por vetëm kur shqiptarët e lënë islamin dhe bahen të krishterë bahen belatë, krisin inatet, përplasen fyerjet.

Comentarios


bottom of page