top of page

Gris lavdin tande

Updated: May 9

Reflektim nga pasazhi i Veprave te Apostujve 1 4:1 -1 5.


Ndërsa apostull Pali dhe Barnaba po shpallnin ungjillin në Listra, shëruan një person aty dhe banoret nisin t'i adhurojnë duke thënë se perënditë u bene të ngjashme me njerëzit dhe zbritën nder ne. Madje ata Barnaben e quajtën Jupiter dhe Palin Merkur, dhe pastaj thuhet se prifti i Jupiterit solli dema dhe kurora si flijime për ta.


ree

Bibla këtu thotë se kur apostujt morën vesh se çka po ndodh "grisen rrobat e tyre dhe u turren brenda turmës duke bërtitur", duke u shpjegua se janë njerëz sikurse ata dhe se janë vetëm duke shpalle ungjillin qe njerëzit të kthehen të Perëndia.


Me bën përshtypje grisja e rrobave të tyre personale. Tani të dukur me rroba të grisura normal demonstrohet njerëzorja e tyre do të thoshim ne mirëpo grisja e rrobave sipas Dhiatës se Vjetër ishte shenje pendimi, shenje neverie ndaj mëkatit të kryer a të dëgjuar.


Pra, ky ishte reagim ndaj mëkatit të tjerëve ne fakt. Pra apostujt refuzuan të "veshin" diçka qe nuk ishin, madje edhe ata që ishin Iejuar të zbresin edhe me ulte si shërbejnës të Zotit. Po si ndodh sot zakonisht me gati gjithë shërbenjësit e Zotit kudo, pavarësisht se kush janë, fetare, liderë, politikane etj.


Ne duam të veshim Iëvdata nga tjerët, kërkojmë lëvdata, duam të veshim adhurimin, veshim mburrjen, veshim rezultate të qena e paqena, mbajmë dekorata meritore e jomeritore.


Duam të mbushemi me lavdi, me lavde, me lavdi. Lavdi!? E Shkrimi i Shenjtë na kujton se duhet qe të "arrijmë ta mbërrijmë lavdinë e Krishtit" (2SeI.2:1 3-17) e jo tonën. Grisuni nga lavditë! Ndjehuni njerëz!

Comments


bottom of page