Regjistrohu falas
Përfito zbritje deri në 50% në të gjitha librat

Ndaje me miqtë
Të jetosh sipas qëllimit
nga:
Rick Warren
I nderuar lexues!
Është një ndjenjë e veçantë për ta prezantuar këtë botim të shtëpisë sonë botuese TENDA për shumë aspekte. E para, vetë ky libër ashtu si shprehet botuesi ZONDERVAN është më shumë se një libër. E dyta, për ne ka qenë një bekim nga Perëndia për të bashkëpunuar me një botues kaq të njohur në botë. E treta, kurrë nuk
kam edituar një libër me kaq interes sesa këtë rast, dhe kurrë nuk më ka ndodhur që gjatë përpunimit të tekstit për botim të ndjehem se
Zoti po flet me mua në shumë fusha të jetës sime dhe kaq shpejt ka shkuar çdo gjë si përgatitje. E katërta, kaq shumë lexues kanë pritur për ta parë në shqip këtë botim. E pesta, përkthyesja e librit “Të
jetosh sipas qëllimit” zonja e nderuar Eralda Turkeshi posa ne
kishim nënshkruar kontratën me Zondervan, ajo lajmërohet disi,
duke na bërë me dije se tashmë i kishte përkthyer 20 kapitujt e parë.
Një veçanti tjetër e përgjithshme e këtij libri është se libri i kushtohet
çdonjërit të krishterë, çdonjërës kishë. Të gjithë pastorët që shërbejnë
me një kishë lokale mund të vijnë në një stad që do të ballafaqohen
me shumë preokupime dhe atëherë autori i librit “Të jetosh sipas qëllimit” Pastor Rick Warren jep mësimin e tij për shumë situata që bazohen kryesisht në marrëdhënie dhe në llojin e të menduarit të secilit individ.
Viti Botimit:
2006
Shtëpia Botuese:
Shtëpia Botuese TENDA
Nr. Faqeve:
###
STUDIME BIBLIKE
FILOZOFI
DEVOCIONALE
POEZI
HISTORI