Regjistrohu falas
Përfito zbritje deri në 50% në të gjitha librat

Ndaje me miqtë
Çka ndodh kur lutem
nga:
Thomas Goodwin & Benjamin Palmer
Benjamin Morgan Palmer (1818-1902) ishte një nga predikuesit më të mëdhenj dhe më të famshëm reformues të shteteve Jugore të Amerikës në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Fatkeqësisht, shumica e të krishterëve sot, jashtë shteteve të Jugut, nuk do të kenë dëgjuar për të. Po kush ishte ky njeri?
Palmeri u lind në Karolinën e Jugut. Ky ishte shteti më krenar jugor i shteteve Jugore, i pari që deklaroi pavarësinë e tij nga qeveria federale e USA-s në krizën politike të 1860-ës, e cila e zhyti Amerikën në luftë civile. Megjithatë, paraardhësit e Palmerit në të vërtetë ishin Veriorë - puritanët e New England. I kthyer në besim në moshën 18- vjeçare, Palmeri u trajnua për shërbesën Presbiteriane, dhe nga viti 1843 deri më 1854 i riu nga Karolina e Jugut shërbeu si pastor i Kishës së Parë Presbiteriane të Kolumbias në vendlindjen e tij. Pastaj ai veproi për pak vjet si profesor i Qeverimit dhe Historisë së Kishës në seminarin e Kolumbisë. Dhuntitë intelektuale të Palmerit të bënin të mendoje se ai mund të bëhej një teolog i madh akademik, por shërbesa prej pastori ishte gjithmonë dashuria e tij e parë, kështu që në vitin 1856 Palmeri iu kthye shërbesës, këtë herë në shtetin e Luizianës, në Kishën e Parë Presbiteriane, New Orleans.
Viti Botimit:
2006
Shtëpia Botuese:
Shtëpia Botuese TENDA
Nr. Faqeve:
###
STUDIME BIBLIKE
FILOZOFI
DEVOCIONALE
POEZI
HISTORI