top of page
Regjistrohu falas

Përfito zbritje deri në 50% në të gjitha librat

Lëvizja Protestante midis Shqiptarëve 1908-1991

nga:

David Young

“Lёvizja Protestante midis shqiptarёve 1908-1991” e autorit tё
njohur britanik Mr. David Young, ёshtё vepra mё përmbajtёsore,
mё serioze dhe mё e dobishmja pёr zhvillimin historik tё Kishёs
Ungjillore mes shqiptarёve qё ёshtё botuar deri mё tani.
Ashtu siç kemi konstatuar shumё mё herët nё paraqitjet e mia,
shfrytëzoj rastin qё edhe nё kёtё recension tё persёris njё gjё i
shtyrё nga gjithё kjo punё e çmuar e shёrbestarit David Young se
sidomos kur flasim pёr periudhën e Rilindjes Kombёtare shqiptare
ёshtё njё temё qё nё fakt qëndron nё zemër, pra nё qendër, tё kësaj
periudhe. Tema ёshtё: lëvizja protestante dhe roli i saj nё formimin
e kombit shqiptar, roli dhe kontributi nё kultivimin e gjuhës shqipe,
roli dhe kontributi nё hapjen e shkollave kombëtare, roli dhe
kontributi nё bёrjen e alfabetit shqip, roli dhe kontributi nё botimin
e literaturës artistike, shkollore dhe shkencore, roli dhe kontributi
i lëvizjes protestante mes shqiptarёve nё predikimin e mësimit tё
ungjillit masave popullore nё gjuhёn shqipe, gjё qё asnjëra nga
komunitet fetare tek shqiptarёt gjatё atyre viteve nuk e përdornin
gjuhёn shqipe, pastaj shohim rolin dhe kontributin pёr përkthimin e
Shkrimeve tё Shenjta sikurse edhe hapjen e kishave protestante tek
shqiptarёt.

Viti Botimit: 

2011

Shtëpia Botuese:

Shtëpia Botuese TENDA

Nr. Faqeve:

###

Çmimi kopjes fizike:

0

Kopja fizike e librit do të dërgohet me postë të shpejtë

STUDIME BIBLIKE

FILOZOFI

DEVOCIONALE

POEZI

HISTORI

bottom of page