Regjistrohu falas
Përfito zbritje deri në 50% në të gjitha librat

Ndaje me miqtë
Besoi ndryshe
nga:
Tomor Ajeti
Romani “Besoi ndryshe”, i autorit Tomor Ajeti shënon një ngjarje me rëndësi artistike në kuadër të botimeve origjinale nga fusha e prozës shqipe të literaturës së përshpirtëshme. Kjo vepër paraqet romanin e parë që boton Tenda. Romani u dedikohet sidomos nxënësve dhe studentëve. Protogonisti i veprës së shkrimtarit T. Ajeti është një nxënës i Prishtinës, i quajtur Arbeni (Beni), që njëherit është edhe një cigarshitës nëpër rrugët e kryeqytetit, andaj edhe historia e tij mund të quhet si “rrëfimi për guximtarin”, pasi ai do të besojë ndryshe. Prej kësaj finesse shpirtërore, sipas autorit rrjedh heroizimi jetësor, pra të guxosh të besosh ndryshe – gjithmonë në kuptimin që besimi yt të ketë përmbajtje dhe jetë. Me një modelim të shkëlqyer të kësaj proze autori sjell edhe fate të tjera të disa të rinjve, që në në fakt janë personazhe të njohura nga Beni. Edhe pse ky lloj shkrimi i prezantuar në këtë botim është një shkrim i tipit ungjillizues sërish strukturimi artistik i veprës është ai përcaktori krijues që këtë roman e bën të lezetshëm për lexim.
Viti Botimit:
2004
Shtëpia Botuese:
Shtëpia Botuese TENDA
Nr. Faqeve:
###
STUDIME BIBLIKE
FILOZOFI
DEVOCIONALE
POEZI
HISTORI