top of page
Fundjava e Rrjetit Dardania
Fundjava e Rrjetit Dardania

pre, 18 sht

|

Hotel FAFA, Golem

Fundjava e Rrjetit Dardania

Ejani e të mblidhemi si dishepuj të Jezusit për një super kohë të veçantë. Ky do të jetë takimi më i madh dhe më i rëndësishëm si rrjet. Kena me e pa dorën e Zotit kësaj radhe duke veprue gjatë adhurimit, lutjes, mësimeve, çlirimeve, shërimit dhe vizionit!

ORA & VENDI

18 sht 2026, 4:00 m.d. – 20 sht 2026, 2:00 m.d.

Hotel FAFA, Golem, Long Beach, Golem, Durrës 1000, Shqipëri

RRETH EVENTIT

📢 Fundjava e Rrjetit Dardania 2026

Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë për Fundjavën e Rrjetit në Golem të Durrësit


Përveç ushqimit frymëror si fokus do të kemi edhe kohë për shoqërim, lojëra, punëtori, aktivitete të ndryshme si dhe kohë plazhi

Me ne, kësaj here do të jenë grupe nga Rochesteri dhe Kalifornia


🗓 Datat: 18 – 20 shtator 2026

📍 Vendi: Hotel Grand Blue FAFA, Golem, Durrës

https://maps.app.goo.gl/C5XHzddAsCBb9wyJ8


Pagesat:

Për tërë fundjavën (dy net e tri ditë) çmimi për një person do të kushtojë 104 Euro

Kisha BUM dhe kishat tjera do të mbulojnë 50% të shumës.

Juve u mbetet që për dy net duke përfshirë hotelin dhe ushqimet të paguani nga 52 Euro për person.

Konfirmimi i plotë i ardhjes tuaj llogaritet kur e plotëson formularin regjistrues dhe kur e paguan shumën e duhur.

Ju që do ta bëni pagesën përmes bankës, përshkruajë se për cilët emra vlen kjo pagesë.

Çdo vonesë pageseje pas datës 12 shtator pavarësisht plotësimit të këtij formulari, nuk garanton rezervimin e juaj.


Politika e pagesës për fëmijët:

Për fëmijët që akomodohen në dhomë së bashku me prindërit ose kujdestarët, pagesa përcaktohet në bazë të grupmoshës, si më poshtë:

  • 0 – 3.99 vjeç: akomodimi është falas

  • 4 – 7.99 vjeç: paguajnë 50% të vlerës, përkatësisht 26 € për fëmijë

  • 8–11 vjeç: paguajnë 70% të vlerës, përkatësisht 36.40 € për fëmijë


Në rastet kur janë 2 fëmijë poshtë moshës 4 vjeç, atëherë për njërin fëmijë automatikisht paguan 50% të vlerës

Ndërsa, ne qoftë se në dhomë janë një fëmijë dhe një i rritur, dhoma paguhet për 2 persona


Mënyra e pagesave:

I keni dy mënyra pageseje:

E para: përmes kontos së Kishës BUM (ProCredit: XK051110001340050135)

E dyta: duke ia dhënë kesh njërit nga Ekipi i Shërbenjësve të Kishës BUM sikurse edhe përgjegjësit e kishave tuaja.


🚍 Udhëtimi:

Nëse keni nevojë për transport mund ta konfirmoni te forma e regjistrimit dhe ne do marrim një autobus me qira për 50 personat e parë që vërtet kanë nevojë për këtë transport por me kushtin që pagesa e juaj për fundjavën të bëhet sa më parë.

Shpenzimet për transportin me autobus mbulohen nga organizatorët.


Kush mund të marrë pjesë:

Gjithë anëtarët e kishave të rrjetit, gjithë anëtarët tonë nga diaspora si dhe ata familjarë ose persona tjerë që ju keni punuar me ta kohëve të fundit dhe që besoni se do të ishin gati të pranojnë Krishtin.


Kontribute financiare dhe pamundësitë për të paguar:

Parimi i madh është se asnjë person nga rrjeti nuk mund të mbetet jashtë pjesëmarrjes në këtë Fundjavë për shkak të mungesave financiare. Pra, gjithë ata që nuk kanë mundësi për pagesa le të na lajmërohen.

Nga ana tjetër ju që keni mundësi me kontribue ma shumë ju lutemi paguani në konton e Kishës BUM.


Paralajmërim:

Ju duke e mbushur këtë formular zotoheni se do të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet dhe që të jeni duke bashkëpunuar në frymën e Krishtit Jezus.

Në rast se dikujt i tërhiqet vërejtja tri herë për mospjesëmarrje në aktivitetet e fundjavës ose për punë disipline atëherë do të paguani vetë 100% shpenzimet.

Presim prej secilit prej jush bashkëpunimin maksimal dhe sjelljen e krishterë që fundjava të ketë mirëvajtje shembullore, në rast të kundërt organizatorët do merren me secilin rast veç e veç.


A mund të marrë pjesë vetëm një ditë?:

Jo, nuk mundesh përmes nesh si organizim pasi ky rezervim është një pako. Nëse ti dëshiron të jesh veç një natë ose një ditë atëherë ti mund të vijsh atje ama këtë ti vetë e paguan çdo gjë, vetë merresh me hotelin dhe nuk mund të aplikosh që të udhëtosh me autobusin që do e porosisim.


Konfirmimi i pjesëmarrjes dhe i pagesave deri më 12 shtator 2025!

Për pyetje tjera na kontaktoni:

  • +383 44 160 307

  • +383 44 118 088

NDAJE ME TË TJERË

bottom of page